“Pfizer”-“BioNTech” nisin testimin e vaksinës te fëmijët nën 12 vjeç

438
fresco

Kompania farmaceutike “Pfizer” dhe partneri i saj gjerman “BioNTech” kanë nisur testimin e vaksinës së tyre kundër COVID-19 në mesin e fëmijëve nën moshën 12-vjeçare, me qëllimin e zgjerimit të vaksinimit mes kësaj grupmoshe deri në fillim të vitit 2022.

Vullnetarëve të parë në testimin e fazës fillestare u janë injektuar dozat e para qysh të mërkurën, ka njoftuar të enjten një zëdhënës i “Pfizerit”.

Vaksina e këtyre prodhuesve ishte autorizuar për përdorim nga rregullatorët amerikanë në fund të muajit dhjetor dhe për personat e moshave mbi 16-vjeçare.

Afro 66 milionë doza të vaksinës janë administruar deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq testimi pediatrik, i cili i përfshin fëmijët edhe më të vegjël se vetëm 6 muaj, pason një provë të ngjashme të ndërmarrë javën e kaluar nga prodhuesi tjetër i vaksinës kundër COVID-19, “Moderna”.

Comments