Kamberi nga Kuvendi i Serbisë: Po dëshmoni se nuk doni që të bëni dialog me Kosovës

SERBI- Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Serbia nuk do që të bëjë dialog me Kosovën. Gjatë ditës së sotme, Kamberi i është drejtuar deputetëve të Serbisë dhe Kryeministres serbe Ana Brnabiç se po përdor një gjuhë urrejtjeje nga ajo dhe ministrat kanë përdorur një gjuhë urrejtjeje.
Kamberi gjithashtu ka thënë se kjo referencë e të folurit, e provokimeve dhe dhunës po e largon më shumë vendin nga integrimi Evropian.
Ky është fjalimi i tij i plotë:
Zonja Brnabiç, gjuha e urrejtjes që po përdoret nga ministrat Tuaj e shoqëruar me heshtjen tuaj, nuk i kontribuon as mardhëniëve ndëretnike, as marrëveshjes me Kosovën e as paqes në Ballkan.
Përndryshe, Zonja Brnabiq, a është ose jo e pavarur Kosova, ju e dini më së miri – Juve dhe ministrave Tuaj i nevojitet leje e veçantë për t’a vizituar Kosovën.
Që nga marrja e këtij mandati si deputet popullor, pavarësisht se si përjetohen fjalimet e mia këtu, unë jam munduar që të tërheq vërejtjen për nevojën e marrjes së masave në bazë të të cilave Republika e Serbisë do të ndalonte shpërndarjen dhe institucionilizimit të gjuhës së urrejtjes dhe provokimeve ndëretnike.
Kam folur për këtë fenomen, sipas meje, në gjuhën e rrjedhshme serbe, por unë dhe ju siç duket nuk flasim serbishte të njëjtë.
Kur këtë e kam bërë duke shfrytëzuar të drejtën time kushtetuese dhe kam folur në gjuhën amtare shqipe, jam ballafaquar me zhurmë të kolegëve të mi dhe mosgadishmëri që të më ndëgjojnë qoftë edhe për edhe 5 minuta.
E kuptoj, pavarësisht se jam zgjedhur në mënyrën e njëjtë si ju, pavarësisht se në aspektin formalo-juridik kam të njëjtat të drejta me ju, Unë këtu jam ”shqiptari imagjinar”. Paragjykime janë këto, të mbjellura për më shumë se një shekull në kujtesën kolektive të një populli.
Pa marr parasysh për këto, unë do të vazhdoj të flas rreth temave të cilët disa nuk po i pëlqejnë, por për të cilat konsideroj se janë vendimtare për respektimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave, ndërtimin e shoqërisë demokratike, raporteve të mira ndërfqinjësore dhe për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor.
Është fakt i njohur që “pas konflikteve të armatosura ose periudhave të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe luftrave, të rralla janë detyrat që janë aq shumë aktuale sikur është pajtimi.
Pajtimi me vetveten, pajtimi me realitetin e ri, pajtimi me armikun.
Pajtimi nënkupton që armiqt e vjetër kanë gjetur bazë për jetë të përbashkët. Prandaj, pajtimi është proces në të cilin realiteti i konfliktit shikohet në perspektivë të të ardhmes.
Pikërisht për këtë qëllim, me ndërmjetsimin e BE-së dhe SHBA-së, është nisur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrdhënieve në mes të dy popujve dhe dy shteteve.
Normalizimi i mardhënive me Kosovën ka rëndësinë e veçantë edhe në përcaktimin e shpejtësisë së dialogut për anëtarësim me qëllimin përfundimtar strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin evropian.
Me qëllim të normalizimit të mardhënieve, krijimit të raporteve të mira ndëretnike dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimorë, me qëllim të qetësimit të pasioneve që shpesh shkojnë deri në vluarje e të cilat në mënyrë serioze rrezikojnë procesin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, BE çdoherë i ka bërë thirrje të gjithë akterëve politik në Serbi, në Kosovë dhe në rajon që të inkuadrohen në aksionet për “deklarime të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e përshtatshme për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim”.