Merr flakë rafineria e naftës, banorit i pushon zemra nga shpërthimi i fuqishëm

363
fresco

Një shpërthim i fuqishëm në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Indonezi e kthehu zonën në një ferr të vërtetë ndërsa shkaktoi panik te njerëzit.

Zjarrfikësit luftuan për të shuar zjarrin në rafinerinë Balongan në Javën Perëndimore, nën pronësinë e kompanisë shtetërore “Pertamina”, ndërsa shtëllungat e tymit dhe flakës u ngritën lart në qiell.

“Kishte një zhurmë shumë të madhe dhe mendova se ishte një uragan. Shikova jashtë dhe zjarri ishte i madh. Flakët po shkonin në qiell”, tha për mediat ndërkombëtare një banor i zonës, përcjell Ora News.

Deri tani flitet për 5 persona të plagosur rëndë ndërsa rreth 1.000 njerëz që jetonin afër rafinerisë u evakuuan.

Por sipas Agjencisë Lokale të Katastrofave, një person vdiq nga një sulm në zemër pas shpërthimit.

Rafineria, e hapur në mes të viteve ’90, mund të rafinojë rreth 125,000 fuçi naftë në ditë dhe ndodhet rreth 200 km në lindje të kryeqytetit, Xhakarta.

Comments