Basha me pedagogët në Korçë: Arsimi i lartë prioritet, stazh të paguar për të sapodiplomuarit

379
fresco

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në Korçë, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit është takuar me pedagogë dhe me mësues të këtij qarku.

Basha në fjalën e tij ka prezantuar para mësuesve dhe pedagogëve planin e Partisë Demokratike për arsimin e lartë, ku ka theksuar se në fokus do të jetë shtimi i buxhetit për këtë fushë,

Kryedemokrati ndër të tjera ka theksuar se qeveria e tij do të bëjë të mundur krijimin e  10 mijë stazhe me pagesë për një periudhë 12 mujore për studentët ekselentë.

“Është moment i veçantë që ndodhem në prani të pedagogëve të universitetit të Korçës. PD ka lindur nga universiteti, nga pedagogët e studentët. Këtë traditë ka vijuar ta mbajë. Në Këshillin tonë Kombëtar, një në tre anëtar është pedagog. Krenohem me faktin se një parti e tillë, bazohet tek kjo kategori.

Ne jemi vendi me buxhetin më të ulët për institucioneve publike në Ballkan. Ne përfitojmë më pak se çdo vend i Ballkanit për t’iu ardhur në ndihmë Universiteteve, apo pedagogëve. Me dyfishim të buxhetit synojmë të zerojmë tarifat për arsimin bachelor dhe master për ata studentë që vijnë nga familje poshtë të ardhurave nën 600 mijë lekë.

Universitetet nuk mund të qëndrojnë si kulla të fildishta, të shkëputura nga realiteti i tregut të punës. Është roli i qeverisë që të sigurojë trekëndëshin, universitet- treg pune dhe studentë.

10 mijë stazhe 12 mujore të paguara për studentët më të mirë. Të paguara me 300 mijë lekë të vjetra. Synimi nuk është që t’ju sigurojë punë, por të krijojë urën lidhëse mes stazheve dhe punës”, ka thënë Basha. /abcnews.al

Comments