Gjermani, BioNTech hap fabrikën e re të prodhimit të vaksinave të Covid-19
BioNTech dhe Pfizer do të rrisin kapacitetin prodhues të vaksinës së tyre kundër Covid-19 në 2.5 miliardë doza në fund të vitit 2021, tha përmes një deklarate të martën kompania BioNTech, ndërsa njoftoi hapjen e një fabrike të re të prodhimit të vaksinës në Marburg të Gjermanisë. Kompania parashikon se do të ketë shitje me vlerë afër 10 miliardë euro të vaksinave këtë vit. Kompania Pfizer më parë tha se partneri i saj kishte të ngjarë të prodhonte mes 2.3 dhe 2.4 miliardë doza të vaksinës në vitin 2021.