Erdogan: Kumtesa e Admiralëve e tejkalon lirinë e shprehjes dhe bën thirrje për grusht shtet ushtarak

399

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot vlerësoi se kumtesa e ish-admiralëve, të cilët e mbështetën Konventën në Montre 85 vjet më parë, e tejkalon lirinë e shprehjes dhe bën thirrje për grusht shtet ushtarak.

Paraprakisht, gjatë ditës autoritetet turke arrestuan 10 admiralë në pension, të cilët janë midis 104 oficerëve në pension që e nënshkruan letrën e hapur, ndërsa në të cilën kritikohet ndërtimi i një kanali në Stamboll, një projekt i mbështetur nga Presidenti Erdogan.

Prokuroria në Ankara kumtoi se përveç 10 të arrestuarve, edhe katër oficerëve të tjerë në pension u është thënë që në tre ditët e ardhshme të lajmërohen në polici, sepse për shkak të moshën nuk janë arrestuar në akcionin e sotëm, njoftoi Al Xhezira.

Kundërshtarët e ndërtimit të kanalit besojnë se projekti është një humbje parash, një katastrofë për mjedisin jetësor dhe do ta rrisë rrezikun nga tërmeti.

Nën kryetari turk, Fuat Oktaj e krahasoi deklaratën e admiralëve me “fishkëllimë të një frikacaku të frikësuar në varreza”, ndërsa nën kryetari i Partisë në pushtet Drejtësi dhe Zhvillim, Numan Kurtulush i quajti nënshkruesit “dashamirë të Turqisë së vjetër që e shohin veten mbi vullnetin e popullit”.

Përfaqësues të shumtë të Ankarasë thanë se kumtesa e përbashkët, e nënshkruar nga më shumë se 100 ish zyrtarë të lartë detarë përveç admiralëve, përbënte një sfidë të drejtpërdrejtë për qeverinë civile dhe një kujtesë të armiqësive të mëparshme.

Comments