“Ministria e Kulturës vazhdon me diskriminimin e shqiptarëve”

408
fresco

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA) ka adresuar një sërë kritikash për ministrinë e Kulturës, duke thënë se ajo vazhdon të diskriminojë shqiptarët, transmeton Zhurnal.

Kryetari I ASH-së dega në Tetovë, Muzafer Etemi, në një konferencë për mediat tha se në agjencinë e Filmit të RMV-së nuk ka asnjë shqiptar të punësuar, me çka trajtohen si qytetarë të rendit të dytë.

“Programi vjetor i Ministrisë së Kulturës për vitin 2021 ishte skandaloz dhe për ne i papranueshëm. Fokusi i revoltës sonë kësaj radhe është agjencia e Filmit që po trajton shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Nga gjithë të punësuarit, nuk ka asnjë shqiptar, nëpër komisione gjithashtu, ose nuk ka shqiptarë ose janë jo të denjë për të vlerësuar”, tha ai, për të shtuar se shqiptari që aplikon në agjencinë e Filmit ka shpenzime shtesë, duke u marrë me përkthimin e dokumenteve, skenarëve, et.

Nga ky koalicion gjithashtu shtuan se ueb faqja e Agjencisë së Filmit është vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, kjo sipas tyre është e qëllimshme dhe bën injorimin dhe anashkalimin e artistëve shqiptar.

Etemi gjithashtu shtoi se nga buxheti i përgjithshëm i Agjencisë të Filmit, për shqiptaret janë ndarë 11.11% e mjeteve. Ai ftoi të gjithë producentët, regjisoret, aktorët dhe artistët shqiptarë të themelojnë shoqatë përmes së cilës do ti mbronin të drejtat e tyre.

Comments