VMRO-DPMNE: Për qefin e Zaevit kishte helikopter, për bariun që ndërroi jetë jo. Kjo është jeta në Maqedoni

541
fresco

“Kishte një helikopter për qejfet e Zaevit, por jo për bariun që vdiq! Kjo është jeta në Maqedoni! Pas një jave në koma, bariu 63-vjeçar vdiq sot pasi pësoi një goditje në tru, në vend që të merrte ndihmën e duhur mjekësore, ai u transportua nëpër terrene malore për orë të tëra nga mjeku i ambulancës sepse nuk kishte asnjë automjet për ta transportuar“, deklarojnë nga VMRO-DPMNE, shkruan InfoShqip.

Jeta e Bariut të Kratovës mund të ishte shpëtuar nëse ai do të ishte dërguar në spital në kohë. Helikopteri me të cilin Zaev fluturon mund të ishte përdorur për të shpëtuar atë jetë njerëzore, por në vend që të shpëtonin jetën njerëzore, helikopterët shtetërorë po përdoren për kënaqësinë e Zaevit dhe në krye të qeverisë, thonë nga partia VMRO.

VMRO-DPMNE pretendon se jeta e këtij bariu u shua, si mijëra jetë që u humbën gjatë kësaj pandemie, dhe kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të organizimit të dobët të qeverisë dhe paaftësisë./InfoShqip.com

Comments