NDËRRON JETË NGA COVID-19, ISH-PROKURORI PUBLIK MARKO ZVËRLEVSKI

348
fresco

Pas një sëmundje të shkurtër, sot në Shkup, në moshën 60-vjecare ka ndërruar jetë Marko Zvërlevski, ish-Prokuror Publik I RMV-së.

Zvërlevski ka lindur më 04.12.2021 në Dibër. Shkollën Fillore dhe të mesme e ka përfunduar në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani I Për” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Përvojën e punës, sic transmeton KlanM, e filloi pranë AMSHA-së (1988-1989), pas cka për një periudhë të shkurtër kishte punuar si gazetar në RTVM.

Sic njofton Prokuroria Publike, në Dhjetor 2005 ishte punësuar në Departamentin për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, kurse pas transformimit të departamentit, ishte zgjedhur Prokuror Publik në PTHP për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Nha Nëntori 2009 deri në Janar 2013 si Prokuror Publik udhëhoqi me PTHP-Shkup

Në Janar të vitit 2013 u emërua Prokuror Publik I Maqedonisë, funksion të cilin e kreu deri në Gusht 2017.

Nga viti 2009 deri në Shtator 2015 ishte Kryetar I Shoqatës së Prokurorëve Publik të Maqedonisë – thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. /KlanMacedonia

Comments