Hazard mund të largohet nga Reali pa e shijuar kurrë “El Clasicon”

338
fresco

Eden Hazard do të humbasë një tjetër “El Clasico”.

Belgu nuk është i gatshëm për lojë, Zinedine Zidane nuk dëshiron të rrezikojë me 30-vjeçarin që pavarësisht që ka disa ditë që stërvitet me ekipin, nuk është ftuar për ‘El Clasico’, ku të shtunën Reali do ta presë Barcelonën në “Alfredo di Stefano”.

Kjo do të jetë “El Clasico” e katër që Hazard e humb për shkak të dëmtimeve.

Që nga viti 2019, kur u ble nga Chelsea për më shumë se 100 milionë euro, Hazard ende s’ka mundur të zbresë në fushë kundër Barcelonës dhe të shijojë një ‘El Clasico’. Ai mungoi në ‘El Clasicon’ e parë me 18 dhjetor në vitin 2019, shkaku dëmtimet – Reali barazoi 0-0 me Barçën në atë ndeshje.

Më pas mungoi edhe në ‘El Clasicon’ e dytë me 1 mars të vitit 2020, ku Reali fitoi 2-0 në ‘Bernabeu’ me golat e Vinicius Junior dhe Marianos.

Hazard mungoi edhe në ‘El Clasicon’ e tretë për të, të parën për sezonin 2020/21, të zhvilluar me 24 tetor, gjithashtu për shkak dëmtimi.

Reali e fitoi atë sfidë 3-1 në ‘Camp Nou’, ndërsa tani të shtunën do të zhvillohet në ‘Alfredo di Stefano’.

Me zërat që rriten se ai mund të sakrifikohet për të lënë vendin lojtarëve si Erling Haaland dhe Kylian Mbappe – Hazard mund të largohet nga Reali pas luajtur kurrë në një ‘El Clasico’, ani pse ky është sezoni i dytë në Madrid për belgun.

Ka zëra se Reali mund ta përfshijë Hazardin në operacion për Mbappen. /Gazeta Express/

Comments