Zaev përcjellë telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së princit Filip

Kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së princit Filip, dukë i Edinburgut, i cili vdiq sot.
“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, shpreh ngushëllime të thella për Lartmadhërinë e saj Mbretëreshën Elizabeta II, familjen e saj dhe qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar për vdekje e Lartmadhërisë së tij, Princit Filipi, dukë i Edinburgut”, shkroi Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Bashkëshorti i mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë vdiq sot në moshën 99-vjeçare dhe këtë e publikoi familja mbretërore në profilin e tyre zyrtar në Tuiter.
Duka i Edinburgut muajin e kaluar iu nënshtrua një operacioni të zemrës. Ai në qershor do t’i mbushte 100 vjet.