PDSH do të garoj me Sadi Bexhetin për qytetin e Tetovës

403
fresco

PDSH në konferencën e thirrur në ora 11:00 ka paraqitur kandidaturën e saj për zgjedhjet lokale në komunën e Tetovës. PDSH-ja në këto zgjedhje lokale në komunën e Tetovës do garoj me Sadi Bexhetin.

Bexheti në fjalimin e tij tha se garon në këto zgjedhje për shkak të krizës që ka kapluar komunën e Tetovës, dhe se vetëm ai dhe PDSH mund ta nxjerrin komunën nga kjo greminë.

Kujtojmë se Teuta Arifi është në përfundim tē mandatit të dytë dhe ende nuk dihet se BDI me cilën figurë do t’i futet garës për qytetin e Tetovës, ndërkaq, edhe nga ASH-AAA nuk eshte përfolur ndonjë emër. Nga Lëvizja BESA ne mediet online ka qarkulluar emri i Dr. Skender Saidit por që nuk është zyrtarizuar ende. /FD/

Comments