DEMIR KAPI: SKENA TMERRI, FOTOGRAFIA QË PO TRONDIT OPINIONIN

464
fresco

Një fotografi e publikuar nëpër rrjetet sociale, ku shihet një qen I varur, ka shkaktuar reagime të ashpra në opinion. Fotografinë e ka bërë një banor I Demir Kapisë dhe ia ka dorëzuar një shoqate për mbrojtjen e kafshëve. Nga kjo shoqatë kanë thënë se rastin do ta denoncojnë në MPB.

Fotografi shqetësuese të një qeni të varur në litar ka publikuar sot nëj faqe e Fejsbukut. Sipas asaj që shkruhet në këtë faqe, bëhet fjalë për një fotografi që është bërë në Demir Kapi. Rasti është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

“Kjo ka ndodhur sot. Kanë varur një qen të vogël. Çfarë ka bërë ky qen për ta merituar këtë? A jeni normal? A keni empati? A keni ju ndjenja” – thuhet në postimin në faqen e Fejsbukut.

Ka reaguar edhe Kryetari I Komunës së Demir Kapisë, Lazar Petrov I cili ka theksuar se një psikopat jeton në mesin tonë dhe se duhet të zbulohet. Ai u ka bërë thirrje organeve kompetente që ta zbardhin rastin dhe të zbulojnë dorasin.

Pamje të kafshëve të vrarë apo të helmuar gjithnjë e më shpesh po publikohen nëpër rrjetet sociale. Sipas ndryshimeve në Kodin Penal, parashihet dënim me burg deri në një vit nëse dikush maltreton kafshët. /KlanMacedonia

Comments