Vaksinohet edhe ministri Filipçe, bën apel të besojnë te të gjitha vaksinat

358
fresco
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe sot u vaksinua kundër Covid, me vaksinën “Sinofarm”, informon Zhurnal.

Sipas tij, vaksina do të ndihmojë në ndryshimin e fotografisë gjithkund në botë.

“Vaksina është diçka që të gjithë e presim për një kohë të gjatë, diçka që do të ndikojë të ndryshojë fotografia e pandemisë gjithkund në botë. Të gjitha vaksinat janë të sigurta. Apeloj tek të gjithë të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta, efektet anësore janë shumë të vogla, ka indikacione të sakta gjegjësisht kontraindikacione për grupe të moshuara të cilët nuk do të pranojnë ndonjë vaksinë dhe ne këtë e marim si të dhënë nga inspektimet e prodhuesve”, potencon Filipçe.

Ai shtoi se Qeveria ka vendosur të vaksinohet pas Kuvendit, si institucion i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, dhe të gjithë ministrat në 10 deri në 14 ditët e ardhshme kanë terminet e tyre.//Zhurnal.mk

Comments