Përfundoi në stacion policor pasi që transportonte dru pa dokumente

457
fresco

Në 06.05.2021 rreth orës 15.40 në fshatin Leshnicë të Poshtme, Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë  e kanë privuar nga liria G.Sh.(20) nga f.Zhelinë, Tetovë, i cili me xhip “Çiroki” pa targa ka transportuar dru zjarri pa dokumentet e nevojshme. Ai është mbajtur në Njësinë policore Grupçin, ndërsa automjeti dhe drunjtë me vërtetim i janë konfiskuar dhe do të dorëzohen Policisë pyjore për procedim të mëtutjeshëm. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet parashtresë adekuate.

Comments