LSDM: Javën e ardhshme nisë pagesa e subvencioneve

365
fresco

Me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, janë larguar të gjitha pengesat për pagimin e subvencioneve për prodhuesit e duhanit për këtë vit, kanë deklaruar nga LSDM. Nga kjo parti paralajmërojnë se javën e ardhshme do të nisë pagesa e subvencioneve.

“Ajo që është e rëndësishme për ta ditur prodhuesit e duhanit është se Agjencia e Pagesave tashmë ka marrë të gjitha masat dhe pagesa e subvencioneve do të fillojë javën e ardhshme. Se prodhuesit e duhanit janë të rëndësishëm për LSDM-në tregon fakti se në paketën e pestë të masave kemi siguruar 307 milion denarë shtesë, d.m.th. pesë milion euro për të mbështetur prodhuesit e duhanit. Prodhuesit e duhanit duhet të jenë të qetë sepse subvencionet do të paguhen në kohë. Koha kur VMRO-DPMNE përdori subvencionet si një mjet për manipulimin e prodhuesve të duhanit ka mbaruar përgjithmonë.”,- tha deputeti i LSDM-së, Mile Taleski.

midle

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilës vendi çdo ditë e më shumë po fundoset ekonomikisht.

“Vendi po dështon ekonomikisht, njerëzit janë varfëruar, sundon krimi dhe korrupsioni dhe pashpresa. Maqedonia me Zaevin është vendi më i korruptuar në Evropë, më i varfëri, me më pak investime dhe me qytetarë të dëshpëruar. Për të gjitha këto, Zaev ose kërkon fajin tek qytetarët, ose tek opozita, ose tek BE-ja. Dhe e vërteta është e qartë, ai punon vetëm për pasurimin personal dhe i jep mbrojtje krimit dhe kjo është arsyeja pse Maqedonia, në vend që të përparojë, po dështon. Këtë po e shohin të gjithë, si në Maqedoni, ashtu edhe në BE, por atë po e shohin edhe strukturat e partisë së tij. Ai e ktheu shtetin dhe partinë në një kompani private.”,- u tha në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas VMRO-së, vetëm me largimin e kësaj qeverie vendi do të përparojë edhe në rrugën evropiane./Tvm2

Comments