Gattuso trajner i ri i Fiorentinës
Gennaro Gattuso, është trajner i ri i Fiorentinës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Firenca përmes faqes zyrtare.
“Gennaro Gattuso do të jetë trajner i ri i Fiorentinës. Mirë se vjen Gennaro Gattuso”, shkruan në njoftimin e Fiorentinës.
Gattuso ishte trajneri i Napolit në edicionin 2020/2021. Ai u shkarkua në posti i trajnerit të dielën, pas barazimit 1:1 me Hellas Veronën, barazim që i la napolitanët jashtë Ligës së Kampionëve.