Ndryshimet në “Instagram”
Së fundmi, “Instagram”-i ka vendosur t’i lejojë përdoruesit e tij të kuptojnë edhe më mirë se si ka qenë performanca e tyre pas një Live-i apo një Reels. Platforma po punon për të shfaqur statistikat pas çdo videoje Live dhe Reels-i të publikuar. Me opsionin e ri, përdoruesit do ta kenë të mundur të shohin sa persona i kanë parë sa e pëlqejnë, sa kanë komentuar si dhe sa veta e kanë ruajtuar videon dhe llogarinë.
Përsa i përket videove Live, faqja e statistikave në Instagram do t’jua bëjë më të qartë feedback-un, duke i treguar numrin e plotë të komenteve dhe se cili ka qenë momenti me më shumë shikues. Opsioni i “Reach” tani do të ndajë llogaritë që ndërveprojnë tek një përdorues në dy grupe: ata që e ndjekin personin dhe jo-ndjekësit.
Për më tepër, edhe përmbajtja e videove apo Reels-ave do të renditet sipas efektivitetit që ka dhënë tek audienca. Ndryshimi i ri i “Instagram”-it pritet të aplikohet nga përdoruesit përgjatë muajve në vijim.
Klan News

