14 vjeçari mori dhuratë një bletë, tani ka 6 koshere

486
fresco

Me veshje e me të gjitha pajisjet e nevojshme po bëhet gati t’i përvishet punës të cilën e ka pasion që kur ishte i vogël.

Edhe pse i takon moshës së re, megjithatë Mendriti ka njohuri të shumta për zhvillimin dhe kultivimin e bletëve.

Thotë se gjithçka e nisi me një bletë të vetme të cilën ia dhuroi një fqinj e më pas i kultivoi ato, por që aktualisht ka vetëm 6 koshere bletësh.

Mendriti thotë se të merresh me bletë duhet punuar me qetësi.

Që kur ishte 9-vjeç, familja ia plotësoi dëshirën duke e ndihmuar në rritjen e koshereve, e tani pasioni që ka për bletë vihet në pah shumë lehtë.

E për moshatarët e tij për t’u marrë më një profesion të tillë ka qenë e çuditshme, ai thotë se u ka sugjeruar edhe atyre ta bëjnë të njëjtë gjë.

E mjaltin të cilin e nxjerr thotë se e ndan me shoqërinë, por që edhe vetë është konsumues i saj dhe se i di mjaft mirë të gjitha benefitet që vijnë nga përdorimi i saj.

Pos vetinteresimit që kishte për të mësuar për bletarinë, Mendriti madje ka ndjekur edhe aktivitete e trajnime të cilat kanë perfeksionuar njohuritë lidhur me kultivimin e zhvillimin e këtij pasioni.

Comments