Osmani të mërkurën fillon takimet me partitë politike
Presidentja Vjosa Osmani, të mërkurën do të fillojë takimet me partitë politike në Kosovë, për t’u konsultuar në lidhje me caktimin e datës së mbajtjes të zgjedhjeve lokale. Këtë e ka bërë të ditur për rtv21.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Kupina ka thënë se takimet janë paraparë me të gjitha partitë. “Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, ka thënë ai./21Media
