Ish-ambasadorja Çitaku, qeverisë: Marrëveshjet e Washington-it nuk janë hajgare e lojëra fëmijësh

468

Çitaku tha që qeveria duhet t’i adresojë dilemat dhe pakënaqësitë përmes rrugëve diplomatike, e jo përmes rrjeteve sociale.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte thënë dje që marrëveshja e arritur në Ëashington më 3 shtator të vitit të kaluar nuk ka vlerë juridike pasi nuk ka kaluar nëpër Kuvend.

“Për të satën herë: Marrëveshja e Washingtonit, apo zotimet e Washingtonit, apo si të doni quani, nuk janë hajgare e lojë fëmijësh”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Me aleatët, e posaçërisht me SHBA-të, një qeveri serioze nuk komunikon përmes deklaratave dhe postimeve në rrjetet sociale. Qeveria e Kosovës nëse ka ndonjë dilemë apo pakënaqësi, atë duhet ta adresojë përmes kanaleve diplomatike”.

Çitaku madje përmendi ardhjen e të deleguarit të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, për çka tha se në ato takime ka qenë e mundur të trajtohen këto shqetësime.

“Para pak ditësh ishte në Kosovë i deleguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor. Jam e bindur se në takimet të cilat janë zhvilluar ka pasur mundësi që të trajtohen këto shqetësime”.

“Pastaj, se Administrata e Presidentit Biden qëndron fuqishëm pas marrëveshjes së 4 Shtatorit e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Shtetit Blinken”.

Comments