Aksident i rëndë, disa të vdekur në autostradën Fier-Vlorë

453
fresco

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë në hyrje të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, ka disa viktima nga ky aksident. Burime jozyrtare flasin për 5 persona që kanë humbur jetën.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë përplasur dy automjete. Njëra nga makinat ka dalë tërësisht nga karrexhata pasi u godit nga pas nga makina tjetër që udhëtonte me shpejtësi të lartë.

Aksidenti fatal ka ndodhur pranë zonës së quajtur “kripa” në fshatin Panaja. Forca të shumta policore dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.

Comments