Më 1 dhe 2 korrik mbahet Forumi më i madh diplomatik, Osmani paralajmëron pjesëmarrjen e shumë kryeministrave

403
fresco

Më 1 dhe 2 korrik në Ohër dhe Prespë do të mbahet forumi më i madh diplomatik – “Ballkani Perëndimor: Pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”, ka njoftuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Ka bërë të ditur, se pjesëmarrës do të jenë:

“Numër i madh i kryeministrave, i ministrave të jashtëm, i ministrave ekonomikë dhe financiarë dhe përfaqësues të lartë nga BE-ja, të organizatave dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani, transmeton TV21.

Ka njoftuar, se para fillimit të konferencës do të mbahet takim joformal më 30 qershor i platformës B6 ku ministrat e punëve të jashtme do të mbajnë takim pa kollare.

“Qëllimi është që ky format i takimeve joformale të jetë i rregullt”, tha Osmani, duke sqaruar se qëllimi është të shkëmbehen ide dhe mendime për sfidat.

Comments