Zjarr i madh në hyrje të Gjakovës

343
fresco

Një zjarr i madh është ndezur në afërsi të një fabrike në hyrje të Gjakovës, raporton një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.

Sipas lexuesit, ne vendngjarje janë parë edhe zjarrëfikësit, teksa thotë se flakët po depërtojnë edhe në rrugë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma, ndërsa për rastin Express ka kontaktuar edhe Policinë e Gjakovës dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Nuk dihet nëse nga zjarri ka ndonjë person të lënduar.

Express do të ju sjellë informacione në vazhdimësi për këtë rast.

Comments