Trysni e lartë në Spitalin e Tetovës dhe Gostivarit, hapet spitali modular në Shkup dhe repartet tjera infektive

384

Rritja e numrit të rasteve pozitive me këtë edhe i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale ka shkaktuar trysni në spitalet e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo më së shumti ndjehet në Tetovë dhe Gostivar, si dhe në Strugë.

“Trysni më të madhe ka në Spitalin e Tetovës dhe në Gostivar. Në Strugë gjithashtu rritet. Për momentin janë hospitalizuar 90 pacientë, në Gostivar 70”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Ka edhe pak vende në repartet infektive. Trysni gjatë fundjavës ka pasur edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Për këtë, siç tha Filipçe nga sot pacientë me koronavirus do të pranojnë edhe spitali modular në Klinikën Infektive në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, reparti infektiv në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” dhe në Klinikën për Tuberkulozë.

Do të hapen edhe tri qendra për triazhë.

“Kemi analizuar se ku të dërgohen këta pacientë. Gjatë fundjavës ka pasur trysni të mëdha në këto qytete dhe në Shkup. Klinika Infektive dhe Klinika për Tuberkulozë edhe tani mund të pranojnë pacientë. Në këtë kuptim, sot me punë do të fillojë spitali modular në Klinikën Infektive dhe Reparti Infektiv në Spitalin “8 Shtatori”, një qendër shtesë për triazhë të Institutit për TBC dhe dy qendra për triazhë në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit. Gjatë ditës do të njoftojmë se në cilat poliklinika, pasi duhet të jenë të shpërndara mirë. Me shumë gjasë do të jenë Poliklinika “Jane Sandaski” dhe Poliklinika në “Gjorçe Petrov”. Është bërë edhe orari i mjekëve, pasi ata kanë qenë në “stand by” edhe pse një numër i tyre ka qenë në pushime vjetore”, tha Filipçe, transmeton TV21.

Comments