AAK-ja e Haradinajt: Kurti e Vitia të reagojnë, mos të bëjnë sehir

581
fresco

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që të vizitojnë spitalet e të gjejnë zgjidhje, shkruan Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të AAK-së, kanë kërkuar që të bëhen serioz dhe të mos e nënçmojnë popullin.

“Kryeministër Kurti, Ministër Vitia. Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike! Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin. Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!”.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar 2 mijë e 541 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa numri aktiv është rreth 24 mijë të infektuar me koronavirus.

Po ashtu ata kanë kërkuar që të veprojnë e mos të bëjnë sehir.

Postimi i plotë:

Kryeministër Kurti

Ministër Vitia

Vizitoni spitalet e gjeni zgjidhje. Jemi në kohë pandemie. Dilni nga gëzhoja e interesave politike!

Bëhuni serioz dhe mos e nënçmoni popullin.

Shikoni shifrat e fundit. Nuk janë numra, janë vdekje!

Reflektoni e leni frazeologjitë e bukura. Lejoni të ju ndihmojnë. Angazhoni të gjithë potencialet nacionale, publike dhe private, shoqëri civile e profesionistë.

Veproni e mos bëni sehir!

Comments