Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi

377

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se Kushtetuta e Kaçanikut kishte për qëllim të na bëntë shtëpi.

Haradinaj tha se shtëpia jonë e përbashkët, Republika e Kosovës duhet të jetë vatër e ngrohtë për secilin, që ofron mundësi për jetë punë dhe ardhmëri.

“Duke shprehur mirënjohje të përjetshme për deputetët e 7 shtatorit 1990, kujtojmë sot aktin themeltar të shtetit, Kushtetutën e Kaçanikut, nga më të avancuarat në rajon për rrethanat kohore. Duke kujtuar, kohërat e vështira të okupimit, rrugën e vështirë deri te liria, nderojmë sakrificën e secilit që dha mundin, gjakun dhe jetën, që ne të kemi shtet dhe kushtetutë”.

“Duke respektuar përpjekjet shekullore për liri, frymën e Kushtetutës së Kaçanikut, është obligim i joni që t’i ruajmë si gjërat më të shenjta, lirinë, demokracinë dhe institucionet demokratike. Ruajtja e rendit kushtetues demokratik, bëhet së pari duke respektuar vlerën e jetës njerëzore, në përballjen tonë me sfidën e shekullit”.

“Kushtetuta e Kaçanikut, kishte për qëllim të na bënte shtëpi. E sot shtëpia jonë e përbashkët, Republika e Kosovës, duhet të jetë vatër e ngrohtë për secilin, që ofron mundësi për jetë, punë e ardhmëri”.

Sot më 7 shtator shënohet 31 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut, i cili konsideron si një nga dokumentet themeltare të shtetësisë së Kosovës./Lajmi.net/

Comments