Krasniqi për letrën që ia dërgoi VV-së që një javë: Kurti nuk u bë i gjallë

382

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij po ikin nga përgjegjësitë që kanë karshi nevojave të qytetarëve në këtë periudhë tragjike “të shkaktuar nga keqmenaxhimi i pandemisë”.

Krasniqi ka thënë se janë bërë një javë prej kur i ka dërguar letër Kurtit, për t’i ngritur shqetësimet e opozitës rreth gjendjes së krijuar me pandeminë, por që nuk mori përgjigje nga ai.Kam besuar se, ndonëse i paaftë për ta menaxhuar këtë krizë, ai vërtet është i shqetësuar për situatën e rënduar me pandeminë, duke llogaritur se si një front i përbashkët – sepse nuk kemi dhe s’duhet të kemi betejë politike për pandeminë – mund të gjejmë zgjidhje për të plotësuar shumë nevoja emergjente, përfshirë ndryshimet e Ligjit të Buxhetit, ku do të reflektoheshin këto nevoja.

Megjithatë, Kryeministri Kurti nuk u bë i gjallë. As në letra, as në terren. As në Qeveri, as pranë qytetarëve, as pranë pacientëve. Ne e dimë që nuk jemi atraktivë për të, sepse postulatet ideologjike e seminarike nuk mund t’i shesë në PDK. Megjithatë, kemi besuar se ka aq integritet e përgjegjësi politike sa për ta bërë prioritet themelor trajtimin e gjendjes me pandeminë”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Comments