30 vjetori i pavarësisë, VMRO-ja organizon manifestim paralel në Manastir

558
fresco

VMRO-DPMNE-ja sot në Manastir organizon manifestim paralel me rastin e 8 shtatorit- Ditës së pavarësisë. Nga partia e Mickoskit thonë se ky do të jetë “Manifestimi i vërtet i popullit për jubileun e pavarësisë”.

Partia më e madhe opozitare maqedonase fillimisht do të organizoj një tribunë në temën “30 vjet kujdesemi për Maqedoninë”, në të cilën do të marrin pjesë ish ministrat Martin Treneski dhe Marjan Gjorçev, ish kreu i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, ish kryeministri teknik, Emill Dimitrievski dhe kreu i parë i Manastirit, Zllatko Millosheski.

Ndërkohë manifestimi qendror i kësaj partie do të mbahet në ora 19:00 në sheshin Magnolija në Manastir, me çrrastë të pranishmëve do t’ju drejtohet kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Comments