Prej dje pasdite regjistruesit janë tërhequr nga disa rajone

446
fresco

Një urdhër përmes porosisë që morën dje regjistruesit në teren , ka tërhequr ata nga disa vendbanime.

SMS porosia e dërguar nga instruktor rajonal:

“Kolegë, urdhër nga drejtori. Të gjithë regjistruesit urgjentisht të tërhiqen nga terreni dhe ti fikin laptopët”

I pyetur nëse urdhri për tërheqjen ka të bëjë me sulmet eventuale të hakerëve, drejtori i Entit për Statistikë Apostol Simovski tha se për shkak të festës shtetërore regjistruesit janë urdhëruar të mos dalin në terren.

U thamë regjistruesve që sot të mos dalin në teren për shkak të festës. Nuk ka ndonjë arsye tjetër. Prej nesër do të dalim me deklarata për mediat. Për realizimin e regjistrimit kemi kohë më shumë se 20 ditë kështu që nuk do të ketë probleme”, tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit të Statistikave.

Gjatë ditës së sotme, për rreth gjysmë ore nuk ishte funksionale edhe faqja zyrtare e Entit të Statistikave, ndërsa nga ky Institucion nuk treguan arsyet. Nga 5 shtatori kur filloi regjistrimi u shfaqën disa probleme për të cilat në fillim u tha se ka të bëjë me internetin, e më pas me sistemin për regjistrim. Nga Enti thanë se sistemi u restartua dhe gjithçka vazhdon sipas planit.

Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive do të realizohet deri më 30 shtator. Deri atëherë vazhdon edhe regjistrimi i mërgatës, i cili ka filluar nga 1 marsi, dhe deri më tani janë vet regjistruar rreth 191 mijë qytetarë.

Mefail Ismaili

Comments