Vazhdojnë tensionet politike Basha-Berisha në Shqipëri
Vazhdojnë tensionet politike në Shqipëri. Sali Berisha u vetë-deklarua anëtar i grupit parlamentar demokrat, por nga selia e PD drejt Kuvendit shkoi një dokument që përjashtonte përfundimisht Berishën nga grupi kuvendor. Në këtë kontekst nisi seanca e kuvendit të Shqipërisë e cila pozicioni demokratët pa Berishën por edhe pa aleatët e zgjedhjeve të fundit, LSI. Pasi ecën disa vite bashkë në të njëjtën udhë si brenda dhe jashtë parlamentit PD dhe LSI u ndanë politikisht në seancën e dytë plenare, ditë kur demokratët vendosën të mos i japin asnjë deputet borxh partisë se Kryemadhit. Ne zgjedhjet e 25 Prillit, LSI rezultoi forcë e tretë parlamentare, e si rrjedhoje ajo nuk zotëronte numrat e nevojshëm në sallë për të formuar grupin e saj ne Kuvend ndaj i duheshin 3 deputetë hua në mënyrë që të bëhej pjesë e organeve më të larta të Kuvendit, por Lulzim Basha zgjodhi te ndihmoje politikisht vetëm dy aleatë, republikanet e Fatmit Mediut dhe Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.