19 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

19 persona kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërkaq nga 6.079 mostra të marra, kanë rezultuar pozitivë 279 persona apo 4.58 për qind.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat mbi vdekjet dhe infektimet në 24 orët e fundit në Kosovë.
Komunikata e plotë e IKSHP-së:
17 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 12.464. /Lajmi.net/