Raportohet se tre helikopterë të ushtrisë serbe kanë fluturuar afër Jarinjës [Video]

456
fresco

Tre helikopterë të Ushtrisë serbe kanë fluturuar sot afër kufirit me Kosovën në Jarinjën sot rreth orës 16:00.

Kështu raporton “Kosovo-Online” e cila shkruan se helikopterët janë të llojit “MI-35”, transmeton lajmi.net.

Raportohet se helikopterët kanë fluturuar për disa minuta, teksa policët e Njësisë Speciale i kanë vëzhguar në qetësi.

Kjo ka shkaktuar ekzaltimin e protestuesve serbë të pranishëm atje. /Lajmi.net/

Comments