Kosova merr masa mbrojtëse ndaj disa kompanive serbe

305

Ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë që sot i kanë marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidamping ndaj produkteve të caktuara të importuara nga Serbia.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kjo ministri ka marrë dy vendime për masa mbrojtëse antidampning për produktet të caktuara nga Serbia.Vendimi i parë ka të bëjë për ri-kthimin e masave mbrojtëse antidamping për bllokat e argjilës nga Serbia, si dhe masat për koncentaratin e kafshëve që importohet po ashtu nga Serbia.“Vendimet i kanë paraprirë hetimeve dhe janë konfirmuar se produktet në fjalë shiten më lirë në Kosovë se në Serbi. Kjo situatë i dëmton drejtpërdrejt prodhuesit vendor”, tha ajo.Ministrja Hajdari nuk përjashtoi mundësinë që qeveria do të vendos për reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, ani se tha se janë duke punuar në këtë drejtim.Sa i përket rritjes së çmimeve, tha se nuk është e gjitha në kompetencën e MINT, por dhe në Autoritetin e Konkurrencës.“Ministria po mbledhë të gjitha ankesat e konsumatorëve për trajtimin e tyre së bashku me Autoritetin e Konkurrencës”, tha ajo.Zef Dedaj, drejtor i Departamentit të Tregtisë, ka thënë se efekti i kësaj mase do të jetë në uljen e importit nga Serbia.Fakti që sot e kemi një mase në 3 centë dhe jo 2 centë bazohet në statistika. Mund të ketë hapësirë edhe për 4, meqë ka hapësirë për ndryshim kemi shkuar në 3. Kjo do të ketë efekt për uljen e importit nga Serbia. Nuk do ta afektojë konsumatorin. Pas 6 muajve nëse ka nevojë për 4 centë do të bëhet. Kjo e cila vazhdohet si e përkohshme për 6 muaj, vazhdohet pastaj për 6 muaj”, ka thënë ai.Ministrja Hajdari foli edhe për mundësinë e reciprocitetit të plotë me Serbinë. /Lajmi.net/

Comments