Bullgaria heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e RMV-së

343

Ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani përmes një publikimi në fejsbuk njofton se duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj.
‘Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë)’ shkruan Osmani.Postimi i plotë:Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje.

Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj.Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë).

Comments