Ali Ahmeti nga Saraji: Me Blerim Bexhetin dhe të blertën si mision të ri drejt të ardhmes më të zhvilluar të Sarajit

332

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën zgjedhore sot me tubimin në komunën e Sarajit, ku ka kërkuar mbështetjen për rizgjedhjen e Blerim Bexhetit kryetar të kësaj komune dhe përkrahjen për listat e kandidatëve për këshilltarë në komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit.

Banorëve të Sarajit iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Blerim Bexheti, bartësi I listës së BDI-së për këshilltarë në Qytetin e Shkupit Ardijan Muça dhe bartësi i listës së këshilltarëve për Sarajin, Muhamed Ramadani.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij ka shprehur përkrahjen maksimale për Blerim Bexhetin, listat e këshilltarëve në krye me Ardijan Muçën për Qytetin e Shkupit dhe Muhamed Ramadanin për komunën e Sarajit. Ahmeti mes tjerash elaboroi edhe rëndësinë e agjendës së blertë që BDI e plasoi.

Comments