Inflacioni mund të rritë kamatat e kredive

325

Nëse inflacioni vazhdon të rritet, një nga masat është shtrëngimi i politikës monetare dhe rritja e lehtë e kamatave për bono thesaret. Kjo do të nënkuptonte sinjal për bankat për të rritur kamatat e kredive si për qytetarët ashtu edhe për kompanitë. Profesor Zoran Ivanovski, masa e parë që BPRM do ta merrte do të ishte rritje e lehtë e kamatës bazë, që të ndikojë në normën e inflacionit.

Pritet që përgjigja e BPRM-së të jetë në drejtim të një rritjeje të lehtë të kamatës për bono tthesaret, dhe kështu do të ketë rritje të lehtë të kamatave në bankat komerciale. Presim të ketë rritje të lehtë të normave të kamatave pasive dhe aktive, që do të thotë se qytetarët që janë në borxh me kredi mund të presin një rritje të barrës së kamatës. Por, duhet të jetë e qartë se vetëm duke rritur çmimin e parave autoriteti monetar mund të përballojnë me sukses sfidën e inflacionit”- deklaroi Zoran Ivanovski, profesor universitar.

Por, profesori Branimir Jovanoviq thotë se është ende herët që Banka Popullore ta shtrëngojë politikën monetare me rritjen e kamatave për bono thesaret. Me masa të këtilla përveç rritjes së kamatave për gjithë qytetarët që kanë kredi, ekziston rrezik edhe nga papunësia e madhe. Nga ana tjetër me këtë masë nuk do ndikohet në uljen e inflacionit sepse ajo është shkaktuar nga çmimi i gazit, thotë Jovanoviq. Prandaj, hapat e para duhet t’i ndërmarrë Qeveria, dhe në linjë të fundit Banka Popullore. Që tani autoritetet duhet të mendojnë për sigurimin e rezervave të gazit dhe për krijimin e masave që do jenë drejtpërdrejtë për qytetarët.

“Nuk jam për atë që politika monetare të reagojë nëse ka rritje të inflacionit për shkak të gazit. Ajo që duhet të reagojë është Qeveria edhe atë me dy masa. E para, t’u japë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare njerëzve që janë më të prekur nga ky shtrenjtim, e dyta, të mendojë në kufizimin e çmimeve të disa produkteve, qoftë rrymës, ushqimeve, bukës, duhet të shihet ku ka presione dhe Qeveria duhet të intervenojë me masa për kufizimin e atyre çmimeve. Kuptohet, kjo është masa e përkohshme, mjafton të zgjatë disa muaj për të parandaluar goditjen nga çmimet”- pohoi Branimir Jovanoviq, Instituti i Vjenës për hulumtime ndërkombëtare ekonomike.

Për momentin nga Qeveria nuk ka paralajmërime nëse dhe në cilin drejtim mendon të ndërmarrë politika fiskale me qëllim të zbutjes së goditjes së mundshme nga shtrenjtimi që i pret qytetarët. Ndonëse çmimi i rrymës për amvisëritë, sipas autoriteteve, do ngelet i njëjtë, komuniteti i biznesit reagoi se në fund të ditës faturën për rritjen e çmimeve të kompanive do e paguajnë qytetarët. Për shkak të krizës energjetike vendet e botës tashmë filluan të ndërmarrin masa përmes restrikcioneve dhe rritjes së prodhimit vendor të rrymës. Gjatë kësaj jave pritet që BE-ja të miratojë plan për vendet anëtare për shpëtim nga kriza energjetike.

Andrea Cobanova

Comments