Lirohen tre persona të arrestuar dje në aksionin në veri

341
fresco

Policia e Kosovës ka zhvilluar dje aksion kundër kontrabandës në komunat Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri dhe Zveçan.

Gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan, një grup protestuesish serbë kanë sulmuar zyrtarët policor duke i penguar në kryerjen e detyrës.

Protestuesit kanë përdorur automjete për të bllokuar rrugët, kanë përdorur armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokues e mjete të tjera, transmeton lajmi.net.

Nga sulmi i protestuesve, janë lënduar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme material në disa automjete zyrtare.

Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë persona të dyshuar meshkuj, por që tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit të rastit.

“Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Comments