Ahmeti shpalli fitoren në disa komuna, për Tetovën tha se shkon në balotazh

528

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti shpalli fitoren në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë dhe përmendi komunat në të cilat do të shkoj në balotazh. Ndër to edhe Komuna e Tetovës, Strugës dhe të tjera. Ndërkohë për Gostivarin tha vetëm se BDI0ja ka rritur votat në këtë komunë por se akoma nuk i ka rezultatet përfundimtare.

“Dua t’i përgëzoj të gjithë shefat e shtabeve dhe shtabin qendror . Dua ti falënderoj të gjithë votuesit tanë besnik që u përcaktuan për frymën, axhendën e jetës të BDI-së që paraqiti para elektoratit të tyre. Të nderuar BDI-ja ka fituar zgjedhjet në raundin e parë në Komunën e Likovës me një rezultat shumë të thellë. Ka fituar me një rezultat shumë të thellë në Komunën e Sarajit. Ka fituar me rezultat të thellë në komunën e Pllasnicës. BDI-ja udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, udhëheq dukshëm në komunën e Çairit, udhëheq dukshëm në Komunë e Kërçovës, udhëheq dukshëm në komunën e Strugës. Udhëheq dukshëm në komunën e Zhelinës, Tearcës, Bogovinës, Haraçinës, Dollnenit”, tha Ali Ahmeti duke shtuar se në Dibër BDI-ja do të jetë në rreth të dytë ndërsa në Gostivar ka rritur votatat por se nuk ka rezultatte përfundimtare.

“Në Çashkë jemi në rreth të dytë dhe në Vrapçishtë gjithashtu jemi në rreth të dytë”, tha Ahmeti.

Comments