Nuk ia dolën asnjëri, Prishtina shkon në balotazh zgjedhor

314

Thuajse gjithçka është mbyllur në garën më të komentuar të zgjedhjeve lokale, atë të Komunës së Prishtinës.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor janë numëruar 99.52% të votave në kuadër të kësaj komune.

Si rezultat del se dy kandidatët, Arben Vitia si dhe Përparim Rama do të shkojnë drejt balotazhit.

Kësisoj qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi që edhe një herë të mendojnë se kujt do t’ia japin votën e tyre, transmeton lajmi.net.

Nga numërimi i deritanishëm del se Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 42.26% të votave, kurse Rama nga LDK-ja mori 29.34% të votave.

Uran Ismaili nga PDK është renditur i treti me 21.61%, kurse Daut Haradinaj nga AAK me 4.62%.

Prishtina vazhdon të mbetet një nga komunat më të rëndësishme të vendit, ndërsa pritet të shihet pas balotazhit se kush do ta drejtoj atë pas 8 viteve mandat nga Shpend Ahmeti.

Ndryshe ishte pikërisht Shpend Ahmeti që ditë më parë aludoi në shkuarjen në balotazh.

Madje ai tha se detyrën siç duket nuk do ta dorëzojë deri në muajin dhjetor të këtij viti./Lajmi.net/

Comments