Zaev ofron ministrinë e arsimit dhe atë të sociales, Gashi kërkon bujqësinë dhe kulturën

371
fresco

Zaev ofron ministrinë e arsimit dhe atë të sociales, Gashi kërkon bujqësinë dhe kulturën
Zaev ofron ministrinë e arsimit dhe atë të sociales, Gashi kërkon bujqësinë dhe kulturën
Publikuar 14:24 17 Nëntor, 2021
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi, ende nuk janë ulur zyrarisht për të biseduar për kyëjen e kësaj të dytës në Qeveri, mirëpo kombinatorikat me resoret vetëm kanë filluar. Zyrtarisht dy partitë thonë se fillimisht do të merren vesh për parimet e qeverisjes dhe për orientimet strategjike të qeversë. Nga Alternativa poashtu bëjnë të ditur se Gashi në bisedë telefonike ka njoftuar Zoran Zaevin se para se të ulet në tavolinë me të, do të takohet me Ziadin Selën dhe Hristijan Mickoskin, për t’i informuar në lidhje me ftesën e kryeminmistrit që t’i bashkohen Qeverisë.

Mirëpo Zhurnal nga burime të veta mëson se përkundër vullnetit të madh për të përfshirë Alternativën në qeveri, për momentin LSDM dhe Alternativa janë në frekuenca të ndryshme ur bëhet fjalë për resorët ministrore. LSDM do ti fillojë negociatat me ofertë për një ministri dhe një zëvendës ministri ose drejtori të fuqishme, por nga Alternativa që në start do të kërkojnë dy ministri. Nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk lëshojnë pe nga kjo kërkesë, sepse pesha e tyre politike në këtë moment dhe në këto rrethana është shumë më e madhe se para dy viteve.

Nga LSDM thonë se “nëse vjen puna” për tia dhënë Alternativës dy ministri, atëherë do tua ofrojnë arsimin dhe politikën sociale. Kjo përputhet me shkrimet e disa mediumeve se Zaev ka ndërmend të “pastrojë hesape” me krahun e Radmilla Shekerinskës, ku bëjnë pjesë edhe ministrja e arsimit, Milla Carovska dhe ajo e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska. Duke ia ofruar këto dy ministri Alternativës, Zaev do të ketë një alibi më tepër për të larguar nga qeveria Carovskën dhe Shahpaskën në “mënyrë të kulturuar

Mirëpo kërkesat e Alternativës ndryshojnë nga oferta e LSDM-së. Burimet e Zhurnal thonë se Alternativa ngul këmbë për të marë Minsitrinë e Bujqësisë, ku vendi i ministrit ka mbetur i zbrazët me dorëheqjen e Arianit Hoxhës së Lëvizjes Besa, si dhe kthim të Ministrisë së Kulturës, ministri që e ka udhëhequr partia e Gashit edhe në qeverinë e kaluar. Nga Alternativa paralajmërojnë se do të kërkojnë edhe drejtori të rëndësishme, por mbi të gjitha marrëveshje që garanton se zgjidhjet kadrovike që do të dakordohen të realizohen menjëherë, e jo të zvarriten si herën e kaluar, kur disa edhe nuk u realizuan fare.

Sido që të jenë kërkesat, Zaev e ka të rëndësishme në këtë moment të ketë në radhët e qeverisë edhe Alternativën me katër deputetë, përtë larguar “stresin” se me ikjen e një deputeti mund të mbetet pa shumicë, kurse me ikje eventuale të dy deputetëve mund të kalojë në opozitë.

Comments