Varhelyi takohet me Bislimin, diskutojnë për raportin e fundit të KE-së për Kosovën

314
fresco

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi sot ka zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Bruksel.

Varhelyi përmes një postimi në Twitter tha se me Bislimin ka diskutuar për reformat që Kosovës i duhen, pas raportit të fundit të Komisionit Evropian.

Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Varhelyi./Indeksonline/

Comments