Boçvarski: Shoferët e autobusit të djegur nuk ishin të punësuar te “Besa Trans”
Asnjëri prej shoferëve të cilët e kanë drejtuar autobusin e “Besa Trans” i cili u djeg pas aksidentit tragjik në Bullgari, nuk ka qenë i punësuar në këtë kompani. Njëri prej dy shoferëve, nuk ka pasur certifikatë për kompetencë profesionale. Këta janë të dhënat të cilat i ka ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
“Njëri nga shoferët nuk është i punësuar në këtë kompani, ka patur certifikat deri më muajin nëntortë vitit 2023. Shoferi tjetër nuk ka qenë i paraqitur në asnjë firmë tjetër që ushtron këtë detyë në asnjë firmë. Shoferit të dytë i ka mbaruar certifikata në shtator të vitit 2020”, u shpreh Boçvarski. /SHENJA/

