Publikohen pamjet e rrahjes dhe plagosjes së mbrëmshme në veri të Mitrovicës

450
fresco

Një përleshje fizike në mes të disa të rinjve në veri të Mitrovicës përfundoi edhe me të lënduar.

Si pasojë e të shtënave me armë tre persona mbetën të plagosur.

Dy nga personat e lënduar morën plagë nga arma e zjarrit në pjesën e këmbeve, transmeton lajmi.net.

Pamje nga vendi i ngjarjes si dhe situata e krijuar me këtë rast ka publikuar njëri nga portalet serbe.

Në këto pamje shihet një numër i madh i të rinjve duke ikur me vrap nga aty./Lajmi.net/

Comments