Qeveria solli vendim: 30 denarë stimulim për pacient për mjekët amë që 70% e pacientëve i kanë të vaksinuar!

307

Në seancën qeveritare të 122-të me radhë është miratuar propozimi për stimulim të mjekëve amë, kjo me qëllim që të rritet interesimi për vaksinim.

“Në drejtim të stimulimit të interesimit të vaksinimit për mbrojtje nga Kovid-19 dhe për parandalim të shpërndarjes së pandemisë, Qeveria sot solli vendim për ndihmë financiare të njëfishtë në lartësi prej 30 denarësh për pacient për mjekët amë nëse arrijnë dhe tejkalojnë përfshirjen prej 70% me vaksinim të pacientëve të tre nga numri i përgjithshëm i pacientëve të regjistruar tek ata”, qëndron në njoftimin e Qeverisë, transmeton TV21.

Comments