Trafiku urban deklarohet rreth masave të reja: Brenda autobusit mund të jenë 17 qytetarë, na mirëkuptoni

354

Kompania Publike “Trafiku Urban” është deklaruar rreth masave të reja Anti-COVID sa i përket trafikut urban, raporton Gazeta Express.

Nga kjo kompani përmes një postimi në rrjetin social Facebook kanë thënë se brenda një autobusi mund të udhëtojnë 17 qytetarë, apo 50 për qind e kapaciteteve.

Nga kjo kompani kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

“Poashtu duam të ju njoftojmë se shoferët nuk mund të ndalin autobusët në stacionet përkatëse për arsye të plotësimit të kapacitetit prej 50%, në raste të tilla mund të presin autobusin e radhës duke shkarkuar aplikacionin E-Bus mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët në kohë reale dhe stacionet afër vend-ndodhjes suaj”, thuhet nga Trafiku Urban në Prishtinë.

Comments