Prej sot, asnjë udhëtar nuk mund të hyjë në Zvicër pa test PCR

357
fresco

Prej ditës së sotme, hyjnë në fuqi rregullat për hyrje në Zvicër. Të gjithë udhëtarët që ia mësyjnë këtij shteti, duhet të posedojnë një test PCR Negativ, edhe nëse janë të vaksinuar.

Në vazhdim, një pasqyrë e përgjithshme:

Zgjerimi i detyrimit për maskë: Tani ky detyrim është i vlefshëm në të gjitha ambientet e mbyllura në të cilat zbatohet edhe detyrimi për certifikatë, transmeton albinfo.ch. Takimet private përjashtohen nga ky rregull.

Ulja e detyrueshme në restorante, të dhënat e kontaktit në trajnimet sportive: Aty ku nuk është e mundur të vihet maskë, zbatohen masat zëvendësuese: Në restorante dhe klube për shembull, ulja është e detyrueshme për të ngrënë dhe pirë. Nëse është zbatuar rregulli 2G, atëherë kjo masë nuk zbatohet. Për aktivitetet sportive dhe kulturore si trajnimi në ambiente të mbyllura ose provat e korit, duhet të mblidhen detajet e kontaktit.

Comments