Mickoski: Zgjedhjet e parakohshme, të pashmangshme

329
fresco

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, i cili javë më parë kishte marrë mbështetje nga Alternativa për të rrëzuar qeverinë aktuale, thotë se sot strukturat e partisë së Gashit ndodhen para dy sfidave. E para, që të jetë pjesë e Qeverisë më të korruptuar, më kriminale dhe më të paaftë në këto 30 vite dhe tjetra është që të mbetet në opozitë e të ketë zgjedhje të shpejta parlamentare. Sipas tij, zgjedhjet parlamentare janë të pashmangshme, ndërsa VMRO-DPMNE mbetet e fokusuar që të mbahen sa më shpejtë. Ai paralajmëroi ndryshime strukturore në kongresin e partisë që do të mbahet më 12 dhjetor.

Kjo është ajo që VMRO-DPMNE e bën në drejtim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat presim të ndodhin sa më shpejtë. E nëse ka pak arsye mes politikanëve në Maqedoni, nëse nga pak mbajnë llogari për qytetarët dhe nëse pak kujdesen për shtetin, do të kemi zgjedhje të shpejta parlamentare. Unë e kam thënë në një intervistë se kur do ta shohin veten që në çfarë balte dhe çfarë kënete po ndodhen do të kërkojnë vetë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ne jemi këtu, menjëherë, në të njëjtin moment kur do të kenë guximin, kur do të dalin për fat të keq, nga droja e tyre- deklaroi Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Comments