Ziadin Sela do të ofrojë dorëheqje nga posti drejtues

336
fresco

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Zijadin Sela do të ofrojë dorëheqjen, por nuk dihet nëse do të pranohet nga strukturat e partisë, shkruan gazeta “Sloboden Peçat”.

“Zoti Sela është parimor. Në vitin 2020, pas zgjedhjeve parlamentare, ai i ofroi strukturave të partisë dorëheqjen, por nuk iu pranua. Mendoj se edhe këtë herë do të bëjë të njëjtën gjë, por nuk dihet nëse do të pranohet”, ka thënë burimi i partisë për gazetën.

Taravari gjithashtu beson se Sela duhet të vazhdojë si kryetar i ASH-së, por shton se Kongresi është i hapur dhe kushdo mund të kandidojë për kryetar.

“Kushdo që fiton do ta përgëzojmë dhe mbështesim dhe do të vazhdojmë të punojmë”, ka thënë Taravari.

Comments