Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Salih Mustafës

269
fresco

Edhe sot pritet të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i njohur si komandant Cali.

Në kuadër të rastit të Mustafës sot pritet të dëshmojë dëshmitarja e shtatë me radhë.

Në gjykimin ndaj komandant “Calit” deri më tani janë dëgjuar gjashtë dëshmitarë, të cilët të gjithë kanë qenë të mbrojtur.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 Qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 Shtator të vitit të kaluar, me pretendime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimi./Lajmi.net/

Comments